Dërgohet e vdekur në QKMF-në e Deçanit, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur

0

Një grua është dërguar pa shenja jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, njofton Insajderi.Sipas policisë, familjarët dyshojnë se ajo nuk ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga kjo qendër.Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet.“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *