Deri më 18 qershor mot me shi dhe rrezik që në disa zona të ketë breshër
Deri më 18 qershor në vendin tonë pritet të mbizotërojë mot i ngrohtë, por që pasditet do të jenë më shi.Nga java e ardhshme pritet të ketë edhe rritje të lehtë të temperaturave, kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)“Do të ketë rritje të temperaturave, rritje e lehtë. Të shtunën dhe dielën mesdita do të jetë 1 apo 2 gradë më ulët, pastaj java tjetër do të ketë sërish rritje të temperaturave, por që vranësirat mbesin prezent dhe për shumë ditë, d.m.th. edhe për 9 ditë të ardhshme, deri më 18 qershor nuk parashihet ndonjë ndryshim rrënjësor, përveç që temperaturat do të kenë rritje të lehtë”, theksoi ai.Aliu tha se ditëve në vazhdim pasditet do të jenë me shi, dhe po ashtu pritet të ketë shkarkime rrufesh. “Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell, kurse temperaturat pasdite do të bien për shkak të shiu”, tha ndër tjera ai.