Deri në 50 minuta pritje, kjo është gjendja momentale në pikat kufitare
Ngarkesat më të mëdha në pikat kufitare për të dalë nga Kosova këtë mëngjes janë te Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë 40 deri në 50 minuta.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pas Dheut të Bardhë më e ngarkuar është Merdarja ku pritjet shkojnë nga 30 deri 35 minuta, ndërsa në Jarinje 5 deri në 10 minuta. Ndërsa, në pikat tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga tre deri në pesë minuta.