Derisa po luanin me pushkë, 22-vjeçari nga Rahoveci plagoset rëndë nga shoku i tij
Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi të dielën pasdite është u qëllua aksidentalisht me pushkë ajrore nga një shok i tij.Ata po besohet se ishin duke luajtur kur ndodhi rasti ndërsa policia konfiskoi dy pushkë dhe 141 diabolla municion.I lënduari po merr tretman në Kirurgjinë Torakale në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia njoftoi se për këto armë, nuk kërkohet leje e veçantë.