Dëshmori Adnan Krasniqi.mbetet shembull se si duhet atdheu
Edhepse kaluan plote 23 vite ,jehu I këngës së Adnanit dhe qiftelia e tij që ishin bërë më shumë se himni kombëtar për luftëtarët e lirisë edhe sot duket se dëgjohet.. Ai ra për të mos vdekur kurr në moshën 18 vjeqare dhe ende është i freskët kujtimi ndër bashkëluftëtarët e lirisë
Sot me rastin e 23-Vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Adnan Krasniqi, në logun e betejave të luftës në Monoplc të Shtimjes, bashkëluftëtarë familjarë e miq dhe të tjerë nderojnë pavdekësinë e dëshmorit Adnan Krasniqi tanoi Hero i Kosovës. Adnani,ishte dhe do të mbetet njëri ndër dëshmorët e kombit që pos rinisë së tij dhe jetës,ai atdheut diti t’ia falë edhe guximin e një trimi që edhe pse ndër më të rinjtë e luftës . Ai bie në altarin e lirisë kur mbushte vetëm 18 pranvera,ishte shembulli më i mirë që nga ZOP, ku me komandantin e brigadës 125,Nehat Basha, shkuan në ndihmë bashluftëtarëve të tij në Zonën e Nerodimes dhe kontribuan betejës së Monpolcit. Jehu I këngës së Adnanit dhe çiftelia e tij ishin bërë më shumë se himni kombëtar për luftëtarët e lirisë, kurse ishte bërë më shumë se pushkë e top, për paramilitarë e militarë serbë, që padrejtësisht vrisnin e prisnin shqiptarë. Kënga e bukur e trimit ishte ajo këngë e bukur që djemtë e lirisë i ngriste dhe I mbushte plot me atdhetarizëm, Adnani,që në vegjëli ishte brumosir me atdhedashuri, duke mos matur moshën e tij , duke lënë librat e shkollës dhe fletoren plot me pesa shkoi në fronte ,sepse atje e thërriste pavdekësia. Ate sot e kujtuan me pietet të gjthë ata që e njohën dhe nuk harruan të thonë se ai do të mbetet shembulli se gjaku I rinisë kosovare ishte ai që vulosi të ardhmen e kësaj toke dhe e dekoroi me lirinë e sotme .Me këtë rast homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë u vunë kurora lulesh, derisa u bë vizitë edhe në vendin e rënies në Monopolc, e ku zyrtarë të komunës së Prizrenit dhe Shtimjes, përkujtuan këtë dëshmor të kombit. /qendrapress.com/