Dëshmori Hysni Morina,mbetet fanar i pashuar i lirisë që me gjakun e tij dëshmoi lirinë

0

                    Landovica , ishte njëri nga fshatrat  që në vitin 1992  filloi me parapërgatitje të shumta duke filluar nga veprimtarët ;Sherif Gashi, Skender Morina, Osman Çerreti,Hetem Thaçi, Ismet Gashi,Shani Thaçi, Sadri Thaçi, Mehmet Kalimashi, Rifat Kalimashi,Selim Kalimashi, Faik Berisha, Nexhmedin Berisha ,Xheladin Berisha, Përparim Thaçi, Ahmet Morina, Nashide  Gashi, Milaim Berisha, Tafil Kalimashi,Heshim Gashi,Tahir Gashi, Mehmet Thaçi, Enver Gashi,Qemajl Gashi, Shemsedin Thaçi,Fadil Berisha, Selim Morina, Ejup Berisha, Avdullah ,Bajram, Miftar , Hajdar, Xhelal Krasniqi, Rexhep Krasniqi,Afërdita  e  Ali Thaçi,  e shumë të tjerë  që në bashkëpunim dhe përmes lidhjes së  degës së LDK-së  ku Qazim Thaçi  që ishte  shef  për informim dhe  përgjegjës për Rajonin  e Përdrinisë  në LDK atëbotë edhe në rolin  lëvizjes kombëtare ,kontaktuan  dr ,Xhevat Hasanin, duke  bërë ushtrime fizike e në anën tjetër duke  u marrë edhe me ushtrimet  e vetëmbrojtjes  si dhe  me  Vesel Kalimashin e  Shaban Kalimashin , Skënder Morina , Sherif  Gashi e  Osman Çerreti  nisën edhe aksionin ‘’Familja mbanë familjen’’ ku i tërë fshati Landovicë  u  bashkangjit  këtij aksion i.Kurse;  Qazim Thaçi, Skender Morina e Osman Çerreti, këtë aksion e shpërndanë edhe në fshtarat tjerë të  Përdrinisë. Pastaj erdhën  ditët kur dëshmori i parë  për liri  bie  Përparim Thaçi e atëherë  pas tij  në Landovicë  u kyqen  në  luftë  70 të rinj  që filluan ushtrimet ushtarake  tek komandant Nehat Basha dhe  Landovica u bë  logjistika më e fuqishme  në Kosovë edhe për bartjen  e armatimit nga Shqipëria. Landovica  Kosovës  i dha 7 heronjë e dhjetëra martirë, (Ku për  këto aktivitete së shpejti botohet  edhe një libër dëshmi.Ku edhe diaspora shqiptare  e Landovicës  si;Skender Morina, Jahir Gashi, Salih Gashi, Fazli Gashi e  Ismail Thaçi  kontribuan shumë  dhe  qindra landovicas të tjerë,,,,)

                    Mirëpo,  pikërisht me 31-03-1999  para 22 vitesh, tashmë kur Landovica i dha  Kosovës  gjashtë dëshmorë  sypatrembur në vijën  e parë të frontit ra  heroikisht për të mos vdekur  kurr  Dëshmori i kombit Hysni Rexhep Morina. Hysniu  rridhte nga një familje atdhetare e të dëshmuar  për heriozma, Sepse   brumi i tij  familjar ishte atje ku pos trimëris e  besës  nuk ishte diskutuar kurrë asgjë , ai  ishte  në frontin për liri a vdekje  bashkë më shumë  luftëtarë  lirie e në mes tjerash edhe  me djaloshin trim e të paepur për liri Enver Gashi, bashkëvendës, tani veterane  i UÇK-së i cili edhe rikujton shpesh  burrërinë e  Dëshmorit  Hysni Morina ,kur mbi fshatin Doberdolan luftohen për jetë   a vdekje, Enveri ishte krahu i djathtë .

Në këtë betejë ku luftohet dhëmbë  për dhëmbë  në një afërisi disa  dhjetëra metra  Hysni Morina , pa i trembur syri e pa ditur për frikën  tregohet   trim  i në këtë betejë, ku tregon tani edhe Enver Cikaqi, atëherë ushtarak  lirie e tani Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës  si dhe ish komandanti i Brigadës 125  të  ZOP-it Nehat Basha  ai   plagoset rëndë në këtë betejë, Kur atij i ofrohet ndihma mjekësore  ai lutë  shokët e tij që mos të harxhojnë më barëra  për  atë sepse ai   e dinte se plagët e tija ishin të rënda, po ato ilaqe të ruhen për bashkëluftatrë të tjerë, kjo tregon vizionin  jo veç të trimërisë   e largpamës  të  atij, por tregomë se lufta e lirisë   së Kosovës  ka  histori lavdie  që  rrallë kund  mud të hasen, kështu  pas lëndimeve të rënda ai ndërron jetë në  malet e Dobredolanit, por  jeta dhe vepra e  Hysni Rexhep Morina   do të mbetet  fanar lirie  dhe pasosshëmëri  deri në  amshim, Ai pas vete la djalin Enisi i cili u rritë me frymëzim lire  dhe dhe bashkëshorten, Ai  tani përkujtohet çdo hete me pietet./qendrapres,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *