Dëshmori Hysni R. Morina, vdekjen se pati frikë se deshi lirinë  më shumë se diellin…

  Me  31.03.1999 është dita e Rënies të heroike  e  Dëshmorit Kombit Hysni R Morina

Nga  Landovica  heroike,që ra për të mos vdekur  kur tek rasat e  Qafës  së Pagarushls ( mbi Dëbërdolan)

Dëshmori Hysni Morina i lindur në një familje atdhetare  dhe  brumosur me atdhedashuri të pafund  nga  të parët e tij si Ahmet Morina, një atdhetar i devotshëm, Skender Morina një  promotor  lirie dhe frymëzues i pa epur i lirisë nga Selim Morina një komandat  i luftës  për liri, vëllain Sadri Morina komandant ne Koshare.Rroku armën dhe   ishte  sy patrembur ndaj vdekjes sepse  lirinë  e donte më shumë se diellin. Ai ishte  i urtë në jete por i vendosur në ideale, prandaj saherë  kujtohet ai kujtohet gërshetimi i një urtie  dhe një atdhedashurie të pafund. Saherë  e ka kujtuar komandant Nehat Basha at trim se si  e luste komandantin që pas plagosjes së rëndë   të mos i harxhonin barmat  për plagët e tij ,por ato ti ruanin për  ushtarë  e martirë të lënduar të terë, ishte  rast  i veçanet në luftë që  as një ofshamë  nuk ju ka dëgjua kurrë tregon komandant Bash  që ishte  me të krah për krah në betejën më të Lavdishme të UÇK së ku në mbrojtje të popullatës civile një ndër betejat më të përgjakshme ku forcat okupatore kishin gjitha llojet e armatimin.

dhe ushtarët e UÇK së vetëm armatim të lehtë dhe i dolën ballë  për  ballë forcave të okupatorit sepse kishin idealin e lirisë  dhe  dëshirën e  lirisë së Kosovës .

. Ai  pa trembur   luftoi me  shumë djem trima të UÇK së me zemër për mbrojtjen e trojeve tona sepse ishte  i vetëdijshëm se liria nuk fitohet pa gjak e pa  dëshmorë. Emri i tij  rikujtohet me pietet nga të  gjithë ata që  endjen në luftë  për guximin pa fund dhe urtinë e rrallë që kishte,

Lavdi Dëshmorit Hysni R Morina.

/www.QendraPress.com/