Dëshmori Përparim Thaçi,ishte figurë emblematike i lëvizjeve kombëtare.
Sot u mbushen plot 25 vite nga rënia e dëshmorit të kombit Përparim Thaçi, Përparimi ishte ndër dëshmorët e parë të Përdrinisë që ra në altarin e lirisë, Angazhimi i tij filloi në Drenoc të Rahovecit atje ku herët nisi pushka e lirisë pas krismës së pushkës së Adem Jasharit, Përparimi la indeksin me plot dhjeta, la topin në fushën e gjelbërtë dhe kapi pushkën e lirisë, Sot, në shenje përkujtimi të këtij dëshmori organizohet tubim përkujtimor. me të cilit edhe u përkujtua ky përvjetor. Organizohen homazheve në Varrezat e kombit në Landovicë sepse flijimi i tyre dhe gjaku i këtyre dëshmorëve dhe gjaku i dëshmorit ta parë të Përdrinisë Përparim Thaçi që sot mund të shkollohemi e të jetojmë lirë, Gjaku i këtyre dëshmorëve ishte bazamenti i lirisë sonë. Derisa në këtë përvjetor edhe bashkëluftëtarë e kujtuan me pietet këtë dëshmor,edhe si një bashkëveprimtar të rrugës së lirisë. Derisa shoku i idealit dhe i studimeve Nijazi Kryeziu derisa fliste për figurën e këtij dëshmori tha se Përparimi ishte figura emblematike i të gjitha lëvizjeve të atëhershme, ai me këtë rast përmendi edhe organizimin e protestave të organizuara nga studentët e ku Përparim Thaçi ishte njëri ndër organizatorët e pastaj shkuarja në luftë dhe flijimi për për liri. Njëri ndër shokët e luftës Faik Berisha tha se rënia e Përparimit neve shokëve na dha kurajë se si duhet të vdiset për të mos vdekur kurrë.
Përparim Thaçi ishte një futbollistë e atdhetar tani dëshmor që përkujtohet me dashuri e pitet të madh.