Dëshmori Xhemajli Berisha ishte paralajmërues i daljes së UÇK-së në skenë-Shkruan:Qazim Thaçi
Motra e heroit Xhemjali Berishës zonjusha Hajrije ende i ruan rrobat e përgjakura dhe pohon besoni atyre rrobave tash e tri dekada u vie era liri. Kurse i vellai Nexhemedini pohon ai nuk la fëmijë e as grua ,sepse mendoi se duhej të martohej me lirinë e Kosovës e tani u dekorua me urdhërin Hero i Kosovës
Në 33-vjetorin e rënies, dëshmori Xhemajli Berisha i dekoruar me titullin “Hero i Kosovës” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kujtohet me pietet nga shokët dhe familja , Xhemajli Berisha, ai trim Kosove, student i shkëlqyer dhe krijues shumë i talentuar, në atë pranverën shqiptare të vitit 1981, sërish, si dikur Adem Demaçi me brezin e tij, po hapnin faqe të re të historisë së luftës për liri! Edhe, në epokën e lavdishme të Xhemajli Berishës dhe brezit të tij, i gjejmë, gjurmët, paralajmërimet e historisë për daljen në skenën e Lëvizjes sonë Kombëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa Lëvizjen Atdhetare për çlirimin e Kosovës, pjesë e të cilës ishte edhe Dëshmori Xhemajli Berisha,
nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës, nuk do të kishte çlirim të Kosovës, nuk do të kishte shtet të Kosovës. Ishte më tepër se idealist, ishte i vendosur që, deri në vdekje të mos tërhiqej nga betejat titanike për çlirimin e Kosovës, për idealin e shenjtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot, në këtë 33-vjetor të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Xhemajli Berisha, Kosova jonë, shteti i Kosovës, atdheu, që aq shumë e deshti ai dhe brezi i tij, është shtet i pavarur dhe i lirë”Kosova, nga dita në ditë, po e forcon identitetin e saj, shtetëror, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në këtë përvjetor, sikur edhe në përvjetorët e dëshmorëve të të gjitha brezave, deri te epoka e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne të gjallët, përulemi para veprës së tyre heroike, atdhetare. Përulemi dhe betohemi se, çdo ditë dhe në çdo rrethanë do të punojmë dhe
veprojmë në të mirë të shtetit tonë, të kombit mbarë! Gjithsesi, edhe, në këtë 33-vjetor të çlirimit të Kosovës, si klasë politike, si udhëheqës të shtetit tonë duhet të jemi akoma edhe më të përgjegjshëm. Sepse, mbi të gjitha, sot dhe nesër, është Kosova, është shteti ynë, liria, e cila, rrënjët i ka në gjakun e dëshmorëve, të rënëve, të të gjithë brezave dhe epokave shqiptare”, u
shprehnë nkryetari i komunës Kujtim Gashi.Motra e heroi Xhemjali Berishës zonjusha Hajrije ende i ruan rrobat e përgjakura dhe pohon besoni atyre rrobave tash e tri dekada u vie era liri. Kurse i vellai Nexhemedini pohon ai nuk la fëmijë e as grua ,sepse mendoi se duhej të
martohej me lirinë e Koavës e tani u dekorua me urdhërin Hero i Kosovës.Derisa me këtë rast njëri nga bashlëpuntorët e tij .
Hysni Hoxha bashkëveprimtar evokon disa kujtime si fëmijë dhe i ri i cili përveç guximit, lexonte shumë dhe ishte i përgatitur në çdo mënyrë. Xhemajli Berisha ishte figurë revolucionare e rëndësishëm. Librat që i lexoja unë ishte e pamundur të mos i kërkonte ti lexonte ti shpërndanete ato ide .Andaj Serbia e vrau, por rolin dhe rëndësinë ia dha populli, kur edhepse nënë tyta të Serbisë ai u varros me nderimet më të larta kombëtare. K[shtu e kujtuam miq e shok Herin Xhemajli Berisha ./qendrapress.com/