Dështon konstituimi i Kuvendit për të 18-tën herë,opozita mendon për interpretim nga  Kushtetuesja

Kuvendi i Kosovës edhe sot ka dështuar të konstituohet për të 18-tën herë me radhë, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët. Seanca e radhës mbahet pas 48 orësh.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se LDK po kushtëzon një koalicion të mundshëm duke kërkuar përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë që për Vetëvendosjen është e papranueshme.

”, deklaroi Basha

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sërish pas dështimit të 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.  “Nuk pres që një gjë e tillë të ndodh për shkak të faktit tashmë të dëshmuar që LVV nuk është e interesuar të zhbllokoj situatën”, tha kryetari i PDK-së. Ai tutje tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua para mediave pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku.

 “E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.

Time  Kadrijaj nga  AAK- tha “E mira është veç me propozu ‘Çmimin Nobel’ për Albulena Haxhiun, edhe pse ky çmim është për të rriturat dhe sukseset për ndonjë lëmi. E tash me propozu për dështimet e një pas njëshme në plotë seanca”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo po ashtu tregoi propozimin e kryesuesit të Kuvendit.

“Po përsëritet skenari i njëjtë. Ishte një kërkesë e kryesuesit që të konsultohemi që seanca të mbahet çdo javë, e kjo u refuzua nga partitë. Pasi kjo është shkelje e Kushtetutës, e cila thotë se për konstituimin e Kuvendit, seanca duhet të mbahet çdo 48 orë”, ka thënë Kadrijaj.