Dështon për të 14-tën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 14-të.Sikurse në pesë seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces. Për kanë votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e radhës është caktuar për të martën në orën 10:00.