Dështon të votohet sonte, në procedurë të shpejtë, ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet
Ka dështuar kalimi në procedurë të përshpejtuar i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet. Pritet që ky projektligj ta marrë rrugën e zakonshme të procedimit.Me 65 vota pro, e 39 kundër është pamundësuar që të arrihet 2/3 e votave të kërkuara që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje të bëhet me procedurë të përshpejtuar.Tani do të duhet një seancë tjetër që të vijë në rend dite ky projektligj.Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se i mbështesin këto ndryshime.I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kundërshtuar mënyrën e procedimit për këto ndryshime ligjore.“Ky është një akt i turpshëm që LVV po e bënë. Iniciativa e parë e Kurtit nuk është për pandeminë e as ekonominë por për zgjedhjet. Po shihet se është kujdesur ta heq ndalesën që ia ka pamundësuar kandidimin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është thellësisht i habitur me këtë iniciativë te Vetëvendosjes.“Të jemi të qartë. Kosova ka nevojë për ndryshim të ligjit për zgjedhje. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada. LDK gjithmonë e ka mbështetur. Por reforma zgjedhore nuk mund të behet brenda natës”.Abdixhiku thotë se veprimet e LVV-së janë veprime shantazhuese ndaj opozitës.“Këto veprime janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet”.Ai thotë se LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet për zgjedhjen e presidentes.“Po shihet se mendën e keni pasur vetëm te zgjedhjet”, ka thënë më tej Abdixhiku