DESTABILIZIMI EKONOMIK- DESTABILIZIM I THEKSUAR PSIKOLOGJIK I QYTETARIT NË VEND-Shkruan: Lule Alidema, psikologe klinike

                     Edhe pse nuk jam pjesë e asnjë Sindikate në vend, unë si qytetare e përkrahë propozimin për protestë më datën 8 prill 2022 propozuar nga BSPK – Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves, sepse e shoh si nevojë urgjente për mirqënien e qytetarit.

Dihet se sot kriza ekonomike është globale, por mendoj se secili vend duhet ta vlerësoj vet kapacitetin e krizave në bazë të asaj se sa dhe ku e deri ku po ndikon në dëmtim të popullit si pjesë e përbërëse e vendit ku jeton.

Mendoj se kjo luhatje e theksuar dukshëm është duke e destabilizuar aspektin psikologjik e fizik të thuajse secilit qytetar në vendin tonë.

Ne si vend me tërë rrjedhshmërinë e deritanishme si do që ishte, nuk kemi imunitet ta përballojmë këtë luhatje nga asnjë aspekt.

Nevojat lidhen direkt me aspektin psikologjik dhe organik të njeriut.

Nuk ka si të mos e destabilizoj kurse me po këto të hyra poseduese që ka secila familje e ka të vështirëpërballueshme egzistencën.

Nisur nga ajo se sa janë pagat maksimale dhe minimale në vend asnjë llogari nuk arrinë ta gjej as mesin e lëre mundësinë egzistenciale në vend.

Kjo rritje enorme e çmimeve dhe e papunësisë ose punësimeve jashtë profesionale është e papërballueshme.

Kjo gjendje ku cënohet egzistenca-ushqimi për t’ja dal mirë e jo që bëhet fjalë për shumë mirë kërkon që secili njeri brenda anëtarëve të familjes të jetë i/e punësuar, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të vetsecilit (sikurse vendet tjera, jashtë kam fjalën) e që në vendin tonë nuk qëndron as përafërsisht kjo.

Edhe sot që thuajse nga gjithmonë në vendin tonë punon një ose dy antarë të familjes e tjerët janë të papunë.

Nuk është se bëhet zgjedhje që të punohet ngase kjo pjesë llogaritet si “lluks” të punosh në atë që u profesionalizove, mjafton ta posedosh një punë çfarëdo qoftë ajo, sa të mund ti sigurojmë egzistencën vetes.

Pastaj, nëse hyjmë detajeve se çka do të thotë të punohet punë jashtë profesionale, ku dhe si e sa e dëmtojnë individin e shtetin e kam sqaruar më parë.

Nuk e di buxhetin posedues të askujt por duke u bazuar në standartin e jetesës në vendin tonë meqë jetoj në këtë vend, besoj se përafërsisht 70% e popullit janë shtresë mesatare, 20% shtresë e ulët dhe 10% janë shtresë e lartë (aspekti material).

Tash, çdo lëvizje ekonomike sigurisht se do të ndikoj te dy shtresat, ajo mesatare dhe ajo e ulët, çka do të thotë se kjo lëvizje ndikon dukshëm në anën psikologjike të njeriut.

Nuk është se nuk ka të hyra në vend, mbase edhe frymëmarrjen tonë po e paguajmë, ku janë, sa janë, ku e sa investohen duam pasqyrë konkrete, mjaftë më u nënvlerësuam si profesionisht të fushave, mjaftë punuam kot së koti, mjaftë jetuam të zhveshur nga subjektiviteti duke mos ditur çka ndodhë në vend, mjaftë më skamje, ankesa, e parregullësi, mjaftë më me paga që nuk mbulojnë as nevojat elementare.

Duam sqarim, pastaj nuk është se nuk arsyetojmë mundësitë e pamundësitë.

Pastaj pensionistët, është e tmerrshme çfarë trajtimi e shpërblimi profesional të punës tërjetësore u bëhet e marrin./qendrapress.com/