Deti në Shëngjin tërhiqet 20 metra, specialistët nuk kanë ende përgjigje për fenomenin
Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit.Deti është tërhequr sot me rreth 20 metra, ndërsa qytetarët dhe vizitorët e rastit e kanë parë me habi.Specialistët ende nuk kanë dalë në një përfundim se cili mund të jetë shkaku, ndërsa rendisin disa nga mundësitë qe mund të kenë çuar në shfaqjen e këtij fenomeni.Ndër to janë ndryshimet klimatike, por edhe ndryshimet e Hënës./Tv Klan