dhe rregullimi i rrugës që lidhet me daljen veriore të autostradës, është e rëndësishme për projektin “Shpresë për Prizrenin”

0

Largimi i barrikadave që kanë bllokuar transitin e ri dhe rregullimi i rrugës që lidhet me daljen veriore të autostradës, është e rëndësishme për projektin “Shpresë për Prizrenin” sepse në të njëjtën kohë e shkarkon komunikacionin e madh në lagjen Therandëz (Petrovë).

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, bashkë me kandidatin për Kuvend të Przrenit nga kjo lagje, Valon Xhoxhaj, garanton qytetarët e kësaj pjese të qytetit që kjo lagje do të integrohet në qytetin e Prizrenit duke ndërtuar një çerdhe tek ish objekti i vjetër i shkollës, duke krijuar hapsira të mjaftueshme që mësimi të zhvillohet në një ndërrim në shkollën e kësaj lagje, si dhe rreth rrotullimi afër shkollës “Loyola”, ku për fat të keq me infrastrukturën aktuale ndodhin aksidente komunikacioni në të shumtën e rasteve.

Pushteti i papërgjegjshëm ka lënë në gjendje të mjerueshme dhe të papërfunduara disa nga objektet shumëkatëshe dedikuar për raste sociale, disa nga të cilat janë dëmtuar rëndë edhe pas përfundimit, dhe disa të tjera kanë mbetur pa përfunduara, në projektin “Shpresë për Prizrenin”, brenda gjashtë muajve të parë do të evitohen të gjitha këto lëshime të cilat kanë ndodhur nga qeveria ne ikje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *