Dhembja e peshës 22 vite plotë trishtim- /Në kujtim të mbesave të mija Arbnores, Sarandës dhe dhëndrit Hamdiut të rënë 13 maj 1999/
Akoma e kam të freskët uturimën e aeroplanëve që atë natë
Tri herë ëndërr i pashë në Elbasan, tek punoja në Tv’’Dardan’’
E zemrën e kisha të ndarë në malet e Kabashit, pas telefonatës që pata
Me zërin e Arbnores se do të vije edhe ajo në Mjekës tek tendat tona.
& & &
Plotë 22 vite ëndrrat i shoh me gjakun tuaj të derdhur
E tradhtinë e serbëve që e bënë mbi engjëjt si ju
Po kaq vite mas veten si Homeri për të shkruar epin e dhembjes
Sikurse Zeusi të ishte lexues për këtë tragjedi pafajësie
& & &
Edhe Zëri i Valonit e Vlorës thua se janë të përditshëm
Me porosinë e amanetit se Kosova është pjesë e gjakut të tyre
Plotë 22 vite janë plotë trishtim me krenarinë e madhe për liri
Kush e mat këtë dhembje më shumë se zemrat tona pa aritmi…
Qazim Thaçi,13 maj 2021 ,Korishë.