Dhembje e pa fund në kohë mortaje-Poezi nga ;Qazim THAÇI

0

Dhembje e pa fund në kohë mortaje

Tashmë edhe kafka ka dhembje shekulli

Nga mortaja e këtij viti të mbrapshtë

Dashuria njerëzore po kalon nëpër ferrin e  Dantes

Si dëshmi para Zotit,athua kemi kaq shumë faje?

Tani mungesat i kemi të mëdha e të dhembshme

Na mungojë shokët, të dashurit miqtë e kush jo…

Kjo mortajë sikur shpatë e Domokleut mat  durimin tonë

E kush mbeti pa këtë dhembje në këtë vit të trishtë?

Të ikësh nga  kjo botë bizare plotë me hidhërim

Apo të dëshmosh para dhembjes durimin pa fund

Është apoteozë migjeniane në kohë të atomit

Dashuri në kohë mortaje si Dionisi me kandil ne dorë

 Atdheu është dhimbje,në këtë fundvit të pikëlluar

Atdheu është si ishull i trishtimit me kaq shumë vdekje

Atdheu është fjala e fundit dhe dashuri deri në çmendi

Atdheu gjithçka që e mund këtë mortajë të këtij shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *