Dhembje e poezi nga ;Qazim Thaçi- Ku na mbeten këngët e ku na mbet shpirti?
Ku na mbeten këngët e ku na mbet shpirti?
————————————————————
Ku na mbeten gjithë ato kujtime, nga kjo kohë e pakohë.
Duke kujtuar mbretreshën Teutë, në Risanin e Adriatikut.
Të konsultohet historia për kaq shumë vdekje,në kohë murtaje.
Mallin deri tek Molla kuqe, e Shadërvanin e Prizrenit me barë mbuluar.
& & &
Kafkat e hershme të bartura në Bushtricë si amanet nga Bekim Fehmiu.
Për zërin e madh të Fitnete Rexhës,bubullimë te Shkëmbi i Kavajës.
Me rapsodin Dervish Shaqa,kur ta kthyem Kosovë shpinën e lamë borë e gjetëm dimër.
Po kaq shumë dhembje na shkruan; Gëzimi,nga Aplet ,Skenda e Qerimi nga Evropa.
& & &
E si ta kalojmë këtë dhembje shpirti për ata që sa shumë i deshëm.
E të gjallë mbetem vetëm me frymë e mall për të vdekurit.
As kënga, e as historia nuk na regjistron me këtë pandemi.
Kosova është malli, kënga e shpirti, dhe vetë amaneti i bartur si dëshmi.