Dhjetë destinacionet turistike dimërore në Kosovë që ia vlen t’i vizitoni

Turizmi dimëror viteve të fundit është kthyer në një atraksion për qytetarët e Kosovës.Stina e dimrit, për ata që e pëlqejnë dhuron shumë lumturi.Duke pasur parasysh edhe lartësinë mbidetare, Kosova është ndër vendet që të ofron mrekulli të shumta natyrore sa i përket turizmit dimëror.Pushimet dimërore janë një mundësi shumë e mirë për të kaluar bukur pasi mund të provohen sporte të ndryshme.Për të përjetuar pushime të këndshme dimërore ju duhet të zgjidhni një destinacion ku kjo stinë pasqyrohet më së miri, pra një vend me dëborë.Ne ju sugjerojmë listën e 10 vendeve në Kosovë, që kanë sasi të konsiderueshme bore gjatë stinës së dimrit.

Boga

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim.I ndodhur në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra në rajonin e Rugovës së Pejës, fshati Bogë është ndër atraksionet kryesore turistike në Kosovë. Por padyshim se ky fshat më të bukurën e rezervon për dimër.Rreth 30 km larg qytetit të Pejës, Boga ofron shumë mundësi për të kaluar ditë të mrekullueshme. Duke filluar nga shtëpizat e shumta të veshura nga druri të vendosura në rrafsh dhe në bjeshkë të Bogës.Skaj shtëpizave ndodhet edhe shtegu për skijim i cili mund të shfrytëzohet nga të rriturit dhe fëmijët.E cilësuar si vendlindja e skitarisë Kosovare, Boga gjithashtu ofron mundësinë për të ndjekur trajnime në shkollat për skijim për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë skijimin.Por nëse ju nuk jeni nga ata që e preferojnë skijimin, Boga iu ofron mundësinë të eksploroni natyrën e saj me anë të teleferikut i cili ka gjatësi deri në 1,000 metra.Pamja që do të shihni nga teleferiku është magjepse. Ju mund të shihni borën e pa prekur, pishat e larta dhe bjeshkët e Rugovës si në pëllëmbë të dorës.

Brezovica

Brezovica është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.Brezovica, shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit në 2,500 metra lartësi mbi nivelin e detit.E ndodhur në Komunën e Shtërpcës, Brezovica është fshat me pamje piktoreske e cila ofron aktivitete te shumta për të apasionuarit e sporteve dimërore.Brezovica ofron shtigje të gjera të skijimit duke përfshirë kështu edhe një sistem i cili përbëhet prej katër teleferikëve dhe tre ski-liftave që janë të lidhura me 16 kilometra pistë skijimi.Pistat janë të gjera dhe me struktura të ndryshme. Duke filluar nga pista e quajtur “Livadhi i Madh” e cila frekuentohet nga skitarë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, deri tek pistat e vështira si “Qafa e Shqiponjës” dhe “Qafa e Luanit” të cilat frekuentohen vetëm nga skitarë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme.Pamjet e Maleve të Sharrit që ofron teleferiku janë magjepësese. Drunjtë e gjatë dhe rrezet e diellit që bien mbi borë duke krijuar kështu shkëlqim vezullues të borës, do të jenë disa nga pamjet që do ju mbesin gjatë në kujtesën tuaj.

Brodi

Brodi është fshat në Komunën e Dragashit që shtrihet në 2,200 metra lartësi mbidetare dhe i rrethuar nga male të larta shkëmbore.Pak më shumë se një orë larg nga qyteti i Prizrenit, Brodi ka rreth 900 shtëpi të ndërtuara pranë njëra-tjetrës, për të cilat turistë të huaj thonë se iu kujtojnë stilin e ndërtimit të shtëpive të fshatrave të vjetër italianë.Investimet në infrastrukturë dekadën e fundit kanë shtuar numrin e turistëve nga thuajse të gjitha vendbanimet shqiptare, meqë fshati gjendet afër kufirit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.Me një natyrë piktoreske për t’u shijuar gjatë të gjitha stinëve, por Brodi karakterizohet më shumë për borën dhe shtigjet e skijimit gjatë dimrit.Terreni është i përshtatshëm për skijim, prandaj edhe është funksionalizuar qendra skitare, si një ndër më të rejat në Kosovë.Në këtë qendër është edhe ski-lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.

Prevalla

Prevalla është fshat turisik në Prizren i cili më së shumti frekuentohet gjatë stinës së dimrit. Prevalla gjendet në Malet e Sharrit, ndodhet 28 kilometra larg Prizrenit, dhe shtrihet në një lartësi prej 1,800 metra mbi nivelin e detit.Për pushuesit, Prevalla ofron qendër skijimi e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore.Fshati kufizohet me një pyll të madh.Prevalla është vendi ideal për skitarë profesionist. Por mbi të gjitha, për ata fillestar. Pozita e përshtatshme që Prevalla ka, u jep mundësi skitarëve fillestar të përvetësojnë aftësi perfekte në skijim.Për vizitorët që duan të eksplorojnë Prevallën duke ecur, përveç shtegut te skijimit ekziston edhe shtegu i ecjes në borë. Gjatë ecjes, ju do të hasni në lumenjtë “Lumbardhi” dhe “Lepenci” të cilët  rrjedhin në territorin e Prevallës. Lumenj këta që e bëjnë edhe më të bukur eksperiencën tuaj në këtë fshat turistik.Pasi të keni përfunduar eksplorimin e Prevallës, është koha të ktheheni në pjesën e rrafshët të fshatit ku gjenden edhe restaurante të ndryshme të cilat shërbejnë ushqime të përgatitura nga përbërësit natyral që kultivohen në fshat.Këto janë tri vendet të cilat e bëjnë Kosovën edhe më të bukur. Vizitoni ato. Por pasi që këto nuk janë vende te zakonshme, fillimisht sigurohuni që ti keni pajisjet e duhura me vete.

Bajgora

Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit  rrëzë Kopaonikut.Shala e Bajgores kufizohet me Mitrovicën, Vushtrrinë, Zveçanin, Kastriotin e Besianën ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Serbinë.Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë.Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe kompleksi me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive.

Bjeshka e Belegut

Një mundësi fantastike për turizëm malor ofron edhe Bjeshka e Belegut.“Bjeshka e Belegut” gjendet në nyjën tre kufitare Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri në Komunën e Deçanit.Zona ofron një panoramë mahnitëse në të gjitha stinët por gjatë dimrit ofron kushte shumë të favorshme për skijim.Trashësia dhe cilësia e borës, e bëjnë më të veçantë këtë qendër skijimi.Për shkak të grumbullimit, bora në bjeshkët e Blegut qëndron deri në muajin maj.

Liqenati

Një zonë mjaft atraktive gjatë dimrit është edhe zona e Liqenatit të Kuqishtës e cila gjendet në pjesën perëndimore të Pejës në lartësi mbidetare prej 1,460m.Bukuria e kësaj zone shtohet  atëherë kur pishat e larta të cilat arrijnë lartësinë mbi 20m dhe e rrethojnë këtë zonë turistike, mbulohen nga bora duke krijuar një ambient shumë të ngrohtë dimëror për të gjithë turistët që përjetimet e tyre të jenë të paharruara.Ajo që e bënë këtë zonë turistike edhe më unike dhe ofron përjetime të veçanta për të gjithë vizitorët, janë liqenet e Rugovës që gjinden në lartësi prej 1,860m.Dashamirët e ecjes në natyrë mund të bëjnë ecje me papuqe bore për ta arritur këtë zonë atraktive ku do ti gjejnë liqejt e ngrirë dhe mund të futen edhe brenda liqeneve pasi që shtresa e akullit është mjaft e madhe.

Ujvara e Mirushës

Ujëvara e Mirushës ndodhet në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës.Ajo njihet si një atraksion i madh turistik në Kosovë kryesisht gjatë stinëve të nxehta.Mirëpo ky monument natyrorë kohë pas kohe bëhet një atraksion i rrallë dimërorë kur temperaturat ulen disa shkallë nën zero.Ngrirja e kohëpaskoshshme e saj e bën atë të duket sikur të ishte në poliin e Veriut dhe vizitohet nga shumë qytetarë.Ujëvara e Mirushës është park që paraqet me rëndësi të madhe për Kosovën. Sipas IUCN-it, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.Në këtë park, lumi Mirusha – në pjesën e fundit të rrjedhës së tij – kalon nëpër një grykë që njihet si Kanjoni i lumit Mirusha. Këtu ai krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐ hidrologjik dhe një peizazh atraktiv për vizitorët.

Bjeshka e Junikut

Një destinacion shumë atraktiv për turistë të huaj por edhe vizitorët vendor mbetet Juniku dhe bjeshkët e saja.Ky vend ka potencial të madh turistik, sidomos në stinorin e dimrit.Një prej pikave më të larta në Kosovë është në Junik, dhe quhet Gjeravica, me lartësi mbidetare 2,656 metër.Nën qiellin e kaltër, dhe me ajër të pastër, majat dhe luginat të pacenuara që shtriheshin në çdo drejtim, të mbuluara me dëborë, duken si pamje përrallore.Nëse dëshironi diçka më ndryshe për vitin 2023 atëherë konsiderojeni si opsion të mundshëm vizitën te bjeshkët e Junikut.

Bjeshka e Zaplluxhes

Komuna e Dragashit ka një mori mundësishë akoma të paeksploruara për aktivitete në natyrë dhe turizëm.Viteve të fundit me përmirësimin e infrastrukturës janë shtuar mundësitë për të gjithë dashamirët e natyrës që pos verës edhe gjatë stinës së dimrit t’i eksplorojnë këto bukuri. Bjeshka e Zaplluzhës është një opsion i mirë për të kaluar një apo disa ditë dimri, ku ka sasi të konsiderueshme të borës.Destinacioni kufizohet me Komunën e Prizrenit dhe Maqedoninë e Veriut dhe është i arritshëm përmes dy linjave rrugore që vijnë nga Prizreni.Në terren ekziston edhe ski-lifti për fillestarët dhe profesionistët, derisa shtegu i skijimit ka gjatësi prej 300 metër