Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga dy mijë 143 testime të bëra për COVID-19, dhjetë qytetarët kanë rezultuar pozitivë. Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar edhe 16 persona.Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Po ashtu në total numri i rasteve aktive është 152.Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.Tutje theksohet se deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *