DHUNA ËSHTË KARTA E IDENTITETIT TË LVV- Shkruan;Gjeneral Hisen Berisha
Kur shteti nuk qeveriset nga vullneti popullor por nga kuislingët, ngjarjet dramatike në vend janë i vetmi lajm. Si do që të jet, këto ditë të nxehta vere pyetje publike që po qarkullon zhurmshëm është se kë e takoi Kryeministri Kurti në Greqi? Me kë u takua ai në Francë? Ka po ashtu zëra kobndjellës që thonë se Kurti takohet me diplomat serb — pjesëtar të shërbimit të spiunazhit në Francë. Kjo imponon nevojën që domosdoshmërisht të bëj publike agjendën. Me të drejtë kjo përbën detyrim, ngase Kryeministri përfaqëson Kosovën, prandaj qytetarët duan ta dinë agjendën e tij. Komoditeti në të cilin po shfaqet kryeministri në lodrimet e tij sa në Francë sa në Greqi nëpër seminare e takime artistike duke mbajtur ligjërime për ti dëshmuar botës që e përkëdhel, koeficientin e lartë të sofizmit politik, nuk po reflekton asnjë shqetësim ndërlidhur me situatën që e ka në vendin dhe popullin që e qeverisë. Nëse i referohet punës së mëkëmbësve të tij, atëherë Deçani përkundër tendencës për ta kamufluar me gjoja infeksion nga uji i pijes etj. praktikisht duket të jet më shumë se helmim uji, pra ka të bëj më shumë me shpërndarje virusi me veprim të ri analog me atë të Covid. Ndarja e buxhetit për gjoja asanimin e situatës së ujit të pijes është për tu përshëndetur por nuk e ndihmon situatën epidemike. Tjetër shqetësim këto ditë përbën dhuna e demonstruar nga ana e policisë ndaj protestuesve paqësor të shoqërisë civile. Skena të tilla të urdhëruara nga ministri polic, tejkalojnë edhe kohët e tmerrshme që ruajmë në kujtesë nga rrëgjimit famekeq i milloshevicit. Kështu ngjanin arrestimet që bënin ndaj shqiptarëve të pafajshëm “speciallcat” e milloshevicit. Mbase e tërë kjo tregon se z. Cvekla ka të njëjtën kulturë dhe edukatë jetësore për disiplinimin e masave si të regji.it komunist nën të cilin është rritur. Logjikisht atë model e ka jetuar, ndaj i është kthyer në edukatë. Kjo e legjitimon kërkesën e drejtë qytetarë për largimin e këtij ministri dhe të vet drejtorit të përgjithshëm të policisë, si masë mirale ndaj pamjeve të shëmtuara e tmerruese ndaj qytetarëve të lirë. Dua të i përkujtoj nga kryeministri e deri të anëtari i fundit në LVV dhe PSD, po sikur të sillej kështu policia kur ju e gjuanit me granatahedhës, gurë, e mollotov me gas të përzier me llak që ti ngjitet për trup dhe të digje zyrtarët policor, (që përbën përgatitje terroriste të molootovit) ku për pasoj patëm kallje të institucioneve dhe thyerje e shkatërrime, dëmtime e lëndime të rënda të policisë (nëntë sish u dërguan për mjekim në Turqi, një prej tyre ka mbetë i vërbër) sot nuk do të ishit as si individ në liri dhe as si subjekt në veprimtari politike. Pra është dashur të shpalleni organizatë terroriste njëjtë si krijesa juaj “syri I Popullit”. Sjellja juaj qoftë si lëvizje qytetarë, qoftë si opozitë politke, qoftë tani si parti në pushtet, tregon se dhuna është karta e identitetit tuaj. Prandaj kam një propozim sugjerues për qytetarët, për opozitën që pothuaj ka kaluar në vasalitet politik, kush për të ndarë pushtetin e kush për të garantuar veten nga veprimi i ligjit, se e vetmja zgjidhje është ajo për të cilën jamë angazhuar që nga zgjedhjet e para e deri te edhe këto të 14 Shkurtit, një Qeveri gjithëpërfshirëse ekspertësh, e cila kish me i përfundua shumë punë e procese politike që kërkojnë një vendimmarrje unike, si bisedimet, ndryshimet kushtetutës për implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit, reformimi i sistemit zgjedhor, etj. Përbërja e qeverive të krijuara nga zgjedhjet e tetorit 2019 e deri te këto të viti 2021, imponojnë nevojën si imperativ ligjor që asnjë person që ka pas kontakt me ish pushtetin serb të mos jet pjesë e qeverisjes asvendimmarrjes institucionale. Të aplikohet certifikata e sigurisë për çdonjërin që bëhet pjesë e qeverisjes dhe procesit politik. Ata që nuk mund të jenë pjesë e vendimmarrjrs institucionale, janë të lire dhe të barabartë të zhvillohen në aspektin social, ekonomik, akademik, etj. Po ashtu kjo qeveri do të ketë detyrë të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, sociale dhe politike, si dhe ti ofrojnë vendit zgjedhje të lira e demokratike.
Top of Form
Bottom of Form