Dhuna në Kuvendin e Shqipërisë, Policia çon në SPAK për hetim 23 deputetë të opozitës
Pas mbledhjes së provave, Policia e Tiranës ka kërkuar nga SPAK hetimin e 23 deputetëve të opozitës për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr”.
Policia ka kërkuar hetimin e kryetarit të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi për vepën penale “Goditje për shkak të detyrës’, pasi në seancën plenare të 30 shtatorit hodhi këmbën e karriges në drejtim të Kryeparlamentares Elisa Spiropali.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
– Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
-Gazment Bardhi 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
-Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
– Dhurata Çupi 51 vjeçe,
– Flamur Hoxha, 56 vjeç,
– Xhelal Mziu,57 vjeç,
– Lefter Gështenja, 52 vjeç,
– Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç,
– Ina Zhupa., 37 vjeçe,
– Lindita Metaliaj, 47 vjeçe,
– Dashnor Sula, 59 vjeç,
– Luan Baçi, 61 vjeç,
– Lodovik Hasani, 57 vjeç,