DIALOG RASTI ME MIKUT NË DIASPORË- Shkruan; Hasan BALA, prof.
Këto ditë zyrtarët e ndryshëm të Kosovës, veçanërisht ata të Vetëvendosjes, kanë qenë tepër te ashpër me përfaqësues të politikës ndërkombëtare, qoftë të BE-së, qofshin edhe amerikanë, ku në këtë kuadër mbase më i godituri ka qenë ambasadori amerikan në Kosovë, por dhe të tjerë.
Entuziazmin e trimërinë ua frymëzonte, natyrisht, kush tjetër, pos Liderit Absolut, ai që është i gjithëdijshëm, madje dhe i gjithëmundshëm, njëri prej politikanëve më narcisoid e më i dashuruar në vetvete, nga gjithë ata qe kanë shkelë në skenën politike të Kosovës, që nga Ali Shukriu e të tjerët, kryeministri ALBIN KURTI, veçanërisht me qëndrimin e tij se do ta heqë dhe pengesën e fundit në shtrirjen e plotë të Sovranitetit në Kosovë, duke e lëshuar në qarkullim të plotë Urën e Ibrit, pavarësisht se gjithë fuqitë botërore janë shprehur kundër këtij veprimi të njëanshëm…!
Gjithë këta me nxitën t’i shkruaj këto pak fjalë, por më së tepërmi më frymëzoi një miku im i vjetër në diasporë, me te cilin e kultivuam miqësinë qe DYZET vjet, nga viti i largët 1984 (kur së bashku ishim në Ushtrinë Jugosllave). Natyrisht, se nuk po ia përmend emrin, sepse nuk dua assesi ta lëndoj mikun tim të vjetër, po s’u përmbajta dot pa i thënë dy-tri fjalë lidhur me shkrirjen dhe të tij në euforinë vulgare e arrogante të zyrtarëve të Vetëvendosjes, se m’u duk se miku im kishte rënë tepër poshtë, kurse fjalia e tij ishte më shumë sesa vulgare.
P.sh.: ja, sesi i drejtohej Presidentit serb, Vuqiq, euforia e mikut: “Hajt në ta mbajt “guzica” nise ushtrinë ”… në kuptimin: dhe eja, ndale lëshimin e urës së Ibrit për qarkullim… e shih se çfarë ka me te ba Albin Kurti…!
Nuk ia dola e të mos i them këto dy fjale, pikërisht se e kam mik:
*
Miku im, dua të shkruaj diçka, por në asnjë mënyrë nuk dua të të lëndoj, madje aspak… Po dua veç të të bëj me mendue, ashtu që vetë ti ta konstatosh me vetveten, se a ka kuptim me u shkrue kjo fjali a jo. Mos mendo se ia kam gajlen Vuqiqit, mos po e ofendojmë, jo-jo, nuk e kam hallin e tij, por hallin tonë PO:
RIKUJTOHEMI PAK:
Ne para 20 vjetëve patëm frontin çelur me ta…domethënë me serbët…dhe çfarë bëmë ne? Ne përjetuam gjërat ma të tmerrshme që ndonjë popull i ka përjetuar ndonjëherë:
– Me miliona na shpërngulën rrugëve të botës, “lëvizje biblike” thuhej, si hebrenjtë në kohen e Mojsiut, i madh e i vogël duke ikur para forcave serbe…
– 20 mijë vete të vramë,
– rreth 20 mijë femra të dhunuara,
– Një numër jo i vogël meshkujsh të dhunuar gjithashtu,
– 120 mijë shtëpi e pasuri të kallura, të rrënuara,
– Klithmat e trishtimit tonë (si viktimë, pra), në kthetrat e këtyre armiqve, detyruan Botën e Civilizuar me e vu në lëvizje makinën më të fuqishme luftarake që njeh bota (NATO-n) e me u ndez disa mijëra avionë prej më modernëve që njeh bota e qindra e mijëra raketa, qindra e mijëra ushtarë me i aktivizu’, dhe bota me luftu (për ne) me armikun tonë 78 ditë pandërprerë… e me na nxjerrë prej kthetrave të tyre…
• Ne, or miku im i hershëm, iu kemi borxh akoma atyre, që luftuan për ne… madje edhe pas 20-25 vjetëve që kanë kaluar, ne ende as karburantin e atyre aeroplanëve luftarakë s’kemi mundur t’ua paguajmë, pa le më shpenzimet tjera…
• Tash ti ndalu dhe mendo vetë: A ka kuptim cilido prej nesh, njeri që ka pak memorie stabile, pak arsye, dhe e di sesi jemi çliruar t’i themi Vuqiqit: “Hajt në ta mbajt “guzica” nise ushtrinë”…!!! cilët parametra zhvillimorë i pate parasysh se i kemi plotësuar dhe tashme armiku i dikurshëm, nuk ka më fuqi të përballet me ne…
• Besoj se e ke parasysh miku im, se Neve akoma po na ruan NATO…? E rezervat tona shtetërore nuk i kemi as për një gjysmë viti (madje ato të paraparat të sigurohen ne vitin e kaluar, mjerisht shkuan për lesh, na i zhvati ministrja Rozeta Hajdari). Apo ndoshta këto ngacmime Vuqiqit po ia bën në llogari të NATO-s? Përsëri ata, miku im, me luftu me Serbinë, e ne me ardh në Kosovë e me ba vila, pishina, e mbrëmjeve me ngrënë qofte, pleskacica, virshlle e me ba qejfe të papara…!!!
*
Mos e shiko Mefail Bajqinovci duke i reaguar BE-së: Ju me qeveritë e kaluara të Kosovës e bëtë veriun çerdhe të krimit (1 DITË MË PARË) Se:
Këto deklarata e të ngjashme janë kulmi i budallallëkut dhe injorancës! Kështu ndodh kur një klasë politike injorantësh i fiton votat dhe në nivelet më të larta të shtetit ngjiten injorantë ekstremë si ky deputet i ashtuquajtur! Medet për shtetin e Kosovës, miku im!
Mos e shiko avokatin e paburrni, Tomë Gashin, duke u tallur me zëdhënësin e BE-së e duke ia deformuar mbiemrin me: “Qysh po don ti, Stanko”… Sepse:
Këta të kësaj klase politike, që e mbajnë pushtetin, më tepër po të ngjajnë në një shtëpi të krisurish, ku nuk dihet cili është më i krisur se tjetri… Një avokat kaq me za, si Tomë Gashi, burrë në një moshë të konsiderueshme, që do të duhej njeriun ta bënte më të arsyeshëm, të flas si një infantil në pubertet, vërtet njeriut s’i mbetet tjetër përveçse të çuditet (!!!)
E mos e shiko as deputetin e Vetëvendosjes, Alban Bajramin, duke ironizuar me cinizëm të pamarrun me mend me ambasadorin amerikan, e duke i thënë se ai nuk merr vesh në ura, andaj ai duhet të qëndrojë në ambasadë….e tjerë,
Ky është kulmi i budallallëkut dhe injorancës! Kështu ndodh kur një klasë politike injorantësh i fiton votat dhe në nivelet më të larta të shtetit ngjiten injorantë ekstremë si ky deputet i ashtuquajtur! Medet për shtetin e Kosovës!!!
Prandaj, kujdes dhe ti miku im nga diaspora, e mos bjer në nivelin e këtyre deputetëve e të të tjerëve si këta , sepse do të doja që edhe një bujk, punëtor, zejtar a kushdo qoftë të distancohen nga fryma e këtyre zyrtarëve shtetërorë, ndoshta dhe ata shohin, mësohen e ndryshojnë. Përndryshe, si ia kanë filluar me këte gjuhe, do ta mbjellin një diskurs të mbrapshtë ne masat e gjera, qe po zuri dhe rrënje, do t’ ia shohim sherrin ne staza te gjata. E ne raport me faktorët ndërkombëtarë, nuk do t’ia lënë Kosovës asnjë mik pranë vetes.
11 gusht 2024 ~ HHB ~/www.QendraPress.com/