Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për sot 

                              Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.  Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.Edhe të martën parashihet mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e di parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.