Diell dhe vranësira – temperaturat minimale shënojnë rënie gjatë kësaj jave
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 9 gradë, kurse maksimalet do të sillen nga 12 deri në 22 gradë.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Parashikimi i motit për pesë ditë:
E hëne- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius.
E marte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.