Diell e vranësira sot, temperaturat deri në 17 gradë
Mot i butë, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare paraqitet ditën e enjtë mbi vend. Pasdite nga pjesë perëndimore të vendit, ka mundësi të shtrihen reshje të pakta shiu nga pjesët malore të Shqipërisë. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 1C e 3C, e maksimalet gjatë ditës arrijnë deri në 15C e 17C. Vransira e intervale me diell do të ketë edhe përgjatë ditës së premtë dhe të shtunë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 15C e 17C. Nga dita e diel paraqiten kushte edhe për të reshura shiu, megjithëse temperaturat mbesin ende të larta për këtë periudhë kohore, në 12C e 13C, njofton Prishtina Weather.