Digjet në tërësi qendrën tregtare ETC në Suharekë,Kelemndi pohon dëmet 3 miliona euro
Zëdhënësi i policisë togeri Shaqir Bytyçi, njofton se dje, me datë 20.janar .2025 ,rreth orës 6:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrëfikësit kanë punuar në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminihohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri. Kurse me menjëherë Ramiz Kelmendi, themelues i ELKOS Group ka reaguar pasi zjarri dogji qendrën tregtare ETC në Suharekë .Kelmendi ka thënë se dëmi llogaritet të jetë mbi 3 milion euro, përderisa ka konfirmuar informacionin e dhënë nga policia, se nuk ka dëme në njerëz. Ai ka deklaruar se sikur edhe në të trija rastet e mëhershme të djegies së objekteve të ETC-së, “zjarri nisi në mëngjes dhe filloi nga depot”.Kelmendi tutje ka shtuar se mbetet me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse “duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta”“Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monitorimit vizual qendror me mbikëqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim)”, ka shkruar Kelmendi.