Dikur nxirreshin xehe dhe dërgoheshin në perëndim, Guriqi i Malishëvës sot mes historisë dhe harresës së shtetit

                            Fshati Guriq i Malishevës, dikur ishte pikë e nxjerrjes së xeheve e nga këtu destinacioni ishin vendet perëndimore.Dheu tashmë e ka mbuluar, por vrimat e tri pikave kryesore që dikur ishin pjesë e gërmimeve kanë mbetur ende si shenjë për të treguar historinë.Të freskëta kujtimet i ka edhe Mehdi Mazreku, banorë i këtij fshati.Ndonëse ky nuk kishte pasur mundësinë të ishte pjesë e saj shkaku i moshës, kujton shumë mirë vitet e arta të këtij fshati.“Këtu kanë fillua diku në vitin 1943 nxjerrjen e mineraleve, pastaj ato janë dërgua në Ferizaj dhe nga aty është dërgua në perëndim. Këtu kanë punua rreth 12 persona që kanë qenë të punësuar nga fshati deri në vitin 1956 pastaj këtu janë mbyllë dhe kanë vazhdua punën në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit. Këtu është bërë shembja e minierës dhe duhet të ketë veshje speciale për të hyrë brenda. Afër 50 metra ka qenë e gjatë. Të trijat janë përafërsisht më të njëjtën gjatësi” ka thënë Mazreku për RTV Dukagjinin.Që nga ajo periudhë, të vetmit që i kanë vizatuar këto vende janë banorët.Por në vitin 2015 për këtë kodër interesim kishin shprehur edhe britaniket.“Në vitin 2015 kanë qenë disa britanikë që janë interesua dhe patën deklarua se kanë një projekt për këtë dhe sipas tyre janë të interesuar për ta ri-funksionalizuar në bashkëpunim më Qeverinë por më s’ka ardhur askush”, ka shtuar MazrekuHistorinë e nxjerrjes së xeheve nga të parët e ka dëgjuar edhe Abaz Mazreku.Ndërsa brenda kësaj miniere ka hyrë edhe vetë ai.Ndonëse jo për të nxjerrë xehe, Mazreku tregon se për çka e kanë përdorur të rinjtë për një kohë.“Këtu kanë nxjerrë çelik, pastaj i kanë dërgua në Ferizaj dhe përmes trenit janë dërgua në shkritore. Thonë se janë 300 metra. Po na si çoban i kemi vizitua dhe jemi larë në to. Pasi janë mbyll minierat, në thellësi të saj ka pas ujë, e ne e kemi shfrytëzua për mu la. Një kohë ka pas inxhinier që janë ardhë më pa dhe eksperimentua por që asgjë nuk kanë bërë më për të rikthye në funksion këtë minierë”, ka thënë Abaz Mazreku.Për të depërtuar brenda saj është e vështir pasi koha ka bërë që pjesë e hyrjes të shembet.Por banoret e kësaj zone, ujin e marrin nga kjo pjesë.