Dimër në ‘’Shadërvan’’,por dimër edhe në shumë shtëpi skamnore
Në mbrëmjes e sotme pas kohës së ftohtë gjatë ditës filloi të bije bora. Kjo borë në sheshin e ‘’Shadërvan’’-it dukej i bukur për ata që kanë dhoma të ngrohta e ushqime të mjaftueshme .Por,ne jemi dëshmitarë se plotë familje na njoftuan bile që kur filloi bora se ata s,kanë as dru, e besa disa prej tyre as bukën e gojës. Dimri është i bukur siç duket vetëm për ata që kanë kushte të mira e është përtej dimrit për ato familje me gjendje të rëndë ekonomike që nuk kanë as bukën e gojës. Ky është vit i pandemisë , dhe duket se po ia kalon atij migjenian/.qendrapress.com/