Dinari përfundon në Kushtetuese, juristët me mendime të ndryshme për gjasat e pezullimit të rregullores së BQK-së
Fillimisht pezullim e më pas interpretim nëse neni 35 i Rregullores së Bankës Qendrore është në përputhje me Kushtetutën ka kërkuar një avokati serb, Vasilije Arsiq. Kërkesën për vlerësim ai e ka dorëzuar në gjykatë, por juristët, presin që e njëjta të mos merret parasysh.
Beteja kundër rregullores së Bankës Qendrore që prek edhe përdorimin e dinarit, ka kaluar në një nivel tjetër, në Gjykatën Kushtetuese.
duke pretenduar se neni 35 i rregullores së BQK-së është anti-kushtetuese.
Arsiq i ka thënë TV Dukagjinit se rregullorja është diskriminuese dhe e shkelë të drejtën e pronësisë.
Kërkesën tha se e ka dorëzuar si person fizik në interes dhe mbrojtje të drejtave të komunitetit serb.