Disa poezi nga pena e artë e poetes; Bukurie Buçpapaj
Dashuri mi hap krahët…
—————————–
Mi hap krahët ti dashuri e pastër
Më perqafo me frymë -engjelli
Të ndiej më thuaj e më afro afër,
Më ledhato , me ëndje si dielli.
Mi hapë krahët, më merr me vete ti
Të fluturojmë̈ mbi male ,oqeane e dete ,
Të ikim atje në atë̈ ishullin „“dashuri „
“ Të përhumbim në të magjishmet momente.
Ma këput trëndafilin e dashurisë̈
Në bahçen tënde plot me aromë
Më mbulo me petkun e lumturisë̈
Bëjë si ti do, por të ëndërroj, lejomë
Ma hap portën e zemrës tënde
Tek aorta jote ma bëj një skutë
Më mbyll aty brenda me çelës:
E thuaj bindëshëm e mos u tutë.
Këtu për tjetër kënd nuk ka vend.
Se është e rezervuar vetëm:
Për shpirtin tem.
Bukurie Buçpapaj
———————-
Ç’agim i bukur ndriti sot në Rugovë!
Himni im -Nga Bukurie Buçpapaj
Më thirrën bjeshkët e arta të Rugovës,
Ndjenjën e bukurisë me vargëzue,
Unë, nusja dardane, Çikë e Tropojës…
Më mbajnë në krahë e në shpirt emocionet:
Duart, zëri më dridhen…,
kur poezinë̈ duhet me këngërue .
Në arenë e në ajri flatrojnë̈ shqiponjat
Na dehin, zemrat e shpirtrat “Luleborat”…
* Bjeshkëve të nalta trimërore të Rugovës
Shkrepëtin e përhapet e madhe drita e jehona,
Fjalëpoetika lazdrohet në alpe magjike –
shpirti të Kosovës, I lidh ngushtësisht ,
lashtës trojet e penat tona.
Si vllazni jemi përbashkue, këtu ,
në nji sofër,
Ne pasardhësit e Naimit, Çajupit, Migjenit e Shkrelit
Shkëlqejnë kudo damarët e Tokës …
Mbi vargje ulen këndshëm ngjyrat e Ylberit…
Sa lezet kanë tingujt, sa lezet shkronjat!….
Në Rugovën buronjë shpërthen apelimi poetik…
Gëzohu, vallëzo, vëlla poet e ti poete motër !
Prurjet e fjalëpoetikës i ngjajnë lumit dallgëshumë,
U ngjajnë shumëngjyrave të Ylberit…
O e lumja unë, O lumi ti, o të lumit ne,
Midis nesh madhështor portreti i Poetit* .
* Dikur, andërr e pat dhe baba jem,
të shkelte në tokëamblën e Rugovës …
Më pat thanë dhe ma la amanet
Me shkue të paktën njëherë me e kundrue…
“Çika jeme,ma plotëso këtë andërr ,
Se, pa e parë, sytë çilë kanë me më mbetë mue …
* Ai, sot po më vështron nga Qielli,
Gazmohet për qenien time këtu,
Mbi mua bien rrezet e Diellit,
Amaneti i babës asht realizu…
Sa e sa herë, në tel të sharkisë i knum
Kësaj Kosove martire e djegun flak’…
Ja, pra, sot jam aq e lumtun unë,
Në vend të babës , jam këtu si e tija gjak.
Andaj, mirë se të gjeta Rugovë,
Më prit me mirësi , si më ke pritë 18 vjet më parë,
Kur, unë bija e nanës Shqipëri në Kosovë nuse kam ardhë
E me synim bashkimin e tokës, padrejtësisht ndarë .
* O, lumja, unë , O, lumi ti, O, lum gjithë ju!…
———————————-
Vetém dy fjalé……..
*******
Sa magji kan fjalèzat e tua o zot.
Kur goja jote e ai i yti zè i émbélèz.
Aq magjishem , mua mi thot.
Njé lumturi shpirtit i zbret avashéz.
*********
Bota mé zbret né duar si njè pèrralléz.
Mè thua je universi im ajri fryma imé.
Poezia kèngèrohet pèr ty moj vashéz.
Si nota muzike i zbret zemrès time.
*********
Eh ylli im e ndritura hénéz.
Vargjet i vargézohen bukur dashunisè.
Ngrohet fjala ,rrjeshtit i shkélqejne .
Shkronjat si atij djalit prej lumturisè.
Se dy fjalé zemrén ,shpirtin ta rrémbejné .
Tè dua …. Té dua …..
Té dua Fjala magjike e bukur si rréfenjé.
Né mos ia thénçi dikuj kurrê
Iu marrté me veti ai i tèrbuari lumé.
Té bésh njé zemèr té gazmohet.
Sa madheshtore éshté vertet .
Rreth dashnisé e gjith globi rrotullohet.
Ato dy fjalé kané magji tek ne pèrjetè.
Qelizat e gjakut mbushen adrenalinè.
E na suportojné drejt té bukurès jeté.
O botè e eger ndryshoje korsiné,
Né vend té urrejtjes vere dashurinè,
Se ky mekanizèm shpirtèror
E motivon boten , zemrén e njerèzinè
Ky qiell gri sot i trishtuar
Ngjan me dashuritë e brishta
Herë janë diell të përvëluar
Herë me nuanca aq të zymta.
Ky qiell gri dhe pse Qershor
Të trishton te flatron në mendime
Ike nje re e vjen nje meteor
Jeta koha ,ecin me ndryshime.
Ky qiell gri edhe pak i freskët.
Është i bukur gjithsesi e dua.
Bukurzohet bukur ma arëzon jetën.
Përcjell të kaluaren , tashmen dua.
Jetoj frymoj me shëndet .
Të mirar pastaj ato vijnë vet.
I hapë krahët jetës me lumturi,
As nuk dua të mendoj në ka qiell gri.
Vargëzim vargjesh me dashuri
Që ditës i them :
MIRSE TË VI.
Bukurie Buçpapaj