Dita botërore e zemrës në Prizren u shënua me vizita falas dhe konsulta mjekësore në sheshin’’Shadërvan’’
Dita Botërore e Zemrës organizohet në në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare , të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën bënë të njohur Dr, Agim Gurmani, doktor specialist në QKMF të Prizrenit, gjatë vizitave që sot kishte organizuar QKMF-ja në sheshin ‘’Shadërvan’’ në Prizren. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Teme e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit ishte motoja ‘Zotohu për zemër të shëndosh, “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të pasur sëmundje kardiovaskulare apo goditje në tru ai tha se duhet pasur edhe shëtitje. Inserte Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën,jan; Sindroma koronare akute,Kardiomiopatia Angina ,Aritmia Sëmundja kongjenitale e zemrës , Sëmundja koronare e zemrës,Sëmundja inflamatore e zemrës,Sëmundja ishemike e zemrës ,Sëmundja reumatizmale e zemrës ,Sëmundja e valvulës, Kurse sot, përpos që u bë matje e tensionit konsulta mjekësore u ndanë edhe fletushka vetëdijësuese falas,