Dita e dëshmorëve 15 shtatori është data emblematike e lirisë së Prizrenit
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2020/09/myta-te-varrezat-e-deshmoreve-1024x683.jpg)
Dita e Dëshmoërve të Prizrenit, e cila është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Mytaher Haskuka ka filluar me Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ku pas hmazheve dhe vendojes së buqetave të luleve kryetari Haskuka tha se kjo datë kë rëndësi të madh për Prizrenin, Sepse sot, po shënohet vepra e luftës së UCK e cila natyrisht se ishte pjesa më ndritur e kësaj lirie
Isa Berisha në emër të Shoqatës së Veteranëve të luftës UCK tha se sot, po shënohet Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit, Ku janë mbi 200 dëshmorë të komunës së Prizrenit dhe kjo datë është datë e rëndësishme për luftën e lirisë dhe lirinë që tani e gëzojmë
Përderisa njëra nga veteranët e luftës që në luftë ishte përkrah trimave të lirisë ishte edhe Ramize Sinanaj e cila sot, evokoi pjesën luftës dhe trimërinë që kihin bijat e bijtë e kësaj toke.
Pas kësaj kryetari Haskuka shoqatat e dala nga lufta familjarëve të dëshmorëve vunë buqeta lulesh tek lapidarët e Pal Paluca, te lapideri I heroit Xhevat Berisha, tek memoriali I Remzi Ademajt dhe lapidari i Ismet Jasharit komandant Kumanova