Dita e tokës 22 prilli sot simbolikisht filloi në Pouskë me mbëltimin e 22 fidanëve, ku kryetari Totaj porositë ta mbrojmë ambientin se nuk kemi planet tjetër

                       Dita e tokës në komunën e Prizrenit sot ka filluar me shumë aktivitete dhe fillimi i shënimit të kësaj dite nisi në fshatin Pouskë, ku me këtë rast u mbollën simbolikisht 22 drunj, në shenjë simbolike. Prezantoi i pari i komunës Shaqir Totaj Drejtoria e Shërbimeve Publike me drejtorin Çelë Lamaj kompania Eko Regjioni dhe nikoqirët e fshatit Pouskë bashkë me nxënës të veshur me fanella të bardha në shenjë simbolike. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur përgjegjësi i shkollës Hysein Arifi, i cili ka uruar kryetarin dhe të pranishmit dhe ka thënë se ky aktivitet që po fillon në fshtatin tonë neve o na gëzon.  Kurse Kryetari Totaj pas që i ka përshëndetur të pranishmit, ka mbjellë personalisht disa drunj dhe ka folur për rëndësinë që ka kjo datë për ruajtjen e ambientit dhe toka. Ai duke folur për aktivitetin e sotëm ka folur edhe për një projekt madhor në të ardhmen sa i përket dëmtimeve që janë bërë me tokat e bukës në Luginën e Drinit të bardhë. Ka theksuar se do tët shohin mundësinë që asaj pjese ti kthehet toka dhe mundësia e kësaj lugine të këtë përkujdesje. Inserte Kuvendari i Komunë së Prizrenit nga ky fshat Sead Arifi,, tha se sot me rastin e 22 prillit ditës së tokës , falenderojë kryetarin Totaj që sot ishin këtu dhe nga Pouska filluan shënimi e kësaj feste për mbrojtjen e tokës ase për faktin se ne planet tjetër nuk kemi pos kësaj toke dhe se duhet të përkujdesemi sa më shumë . Pas mbjelljes bashkërisht kryetari i komunës, Totaj zyrtarë të komunës nxënës të shkollës pjesëtarë të FSK,së policë etj kanë bërë edhe pastrimin ambientit të këtij fshati, në këtë event ishte edhe Rasim Demiri , përfaqësuese të shoqërisë civile shumë të tjerë.