Dita Ndërkombëtare e Turizmit: Vjosa Osmani tregon bukuritë e Kosovës

0

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, me rastin e ditës ndërkombëtare të turizmit, përmes një videoje të shkurtër ka treguar disa nga bukuritë e Kosovës.

Osmani ka thënë se natyra e Kosovës është burim qetësie për të gjithë banorët që jetojnë këtu, ndërsa vend ngazëllimi për vizitorët.“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj”, ka shkruar Osmani.Kryetarja e Kuvendit ka shtuar se dashuria e njeriut për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt.

“Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave”, ka theksuar ajo.“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, njofton Shërbimi Korrektues.SHKK bën të ditur se i paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç’rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *