‘’Dita pa makina’’,kryetari Haskuka,tha se kjo edhe pse një orë e pastron ajrin dhe jep mundësi të shijohet bukuria e qytetit

0
Me rastin e  ditës  ndërkombëtare ‘’Dita pa makina’  sot në  qytetin e Prizrenit  është  organizuar  kjo ditë   e ku  ishte  edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka  në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të  komunës së Prizrenit.

Aktiviteti i sotëm filloi nga 11:00, me pikënisje të rrugës në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunale. Rrugë që kalon pastaj në rrugën ‘’Adem Jashari’’
Lidhur me këtë event i pari i komunës Mytaher Haskuka tha se sot, jemi në këtë organizim bashkë me drejtorinë e shërbimeve Publike që së paku të kemi një orë qytetin pa vetura së paku të shihet e shijohet. Por meqë Prizreni është një qytet i lashtë ne jemi duke shikuar edhe një projekt për të krijuar mundësi më të mira për këmbësor.,tha për Rtv ‘’Besa’’
Drejtori i shërbimeve Publike Osman Krasniqi me këtë rast tha se ne si drejtori jemi duke analizuar një projekt të rëndësishëm për biçikleta e këmbësor që fillon nga hyrje në Prizren na ana e Gjakovës dhe dalje në drejtim të Therandës.
Muhamed Bajrami përgjegjës nga sektori për mjedis ka folur për këtë ditë të sotme duke theksuar se sot i kemi të caktuar edhe segmente rrugore, Ne jemi pjesë e këtij manifestimi dhe kjo është për të mirën e shërbimit publik tha ai.
Me këtë rast zyrtarët komunalë dhe OJQ si dhe personat që merren me mjedisin dhe ambientin bashkarishtë kanë bërë një shëti me biçikleta në segmentin rrugor “Adem Jashari’’ e në shoqërim të këtyre biçiklistëve të rinjë ishte dhe kryetari Haskuka./Rtv ”Besa”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *