Dita pa rrezen e quajtur ,,RILINDJA”- Nga Refki Reshitaj,veteran i gazetarisë
Veterani I gazetarisë Refki Reshitaj, përmes fotove në FB sot ka rikujtuar një nga ngajrjet e rëndësishme të Kosovës “ Tetë gushti i vitit 1990 në Kosovë gëdhiu pa gazetën e vetme në gjuhën shqipe ,,Rilindja”, të cilën pushteti sërb e mbylli dhunëshëm, ashtu siç veprojë edhe me RTV Prishtina si dhe me të gjitha instucionet tona. Që popullata të mos mbetej në terr informativ, qëllim ky i pushtuesit, gazetarët dhe punëtorët e ,, Rilindjes” vendosën që periodikun për fshat dhe bujqësi ,, Bujku” ta shëndrrojnë në gazetë të përditëshme me një koncept të ri përmbajtësor e redaktorial, ku pa frikë as hezitim, për çdo ditë zbradheshin dhe publikoheshin të bëmat makabre të pushtuesit ndaj shqiptarëve dhe gjithçkaje shqipe në Kosovë. ,, Rilindja” nuk doli më asnjëherë, deri në ardhjen e Lirisë, për t’u ,,rimbyllur” sërish pas një kohe, duke mbetur punonjësit në rrugë edhe sot e kësaj dite,(shumë sish tashmë as nuk janë në këtë jetë) dhe duke u shkatërruar i tërë mekanizmi dhe teknologjia për shtyp, që aso kohe ishte një ndër shtypshkronjat më të mëdha dhe më moderne në rajon.
,, Rilindjen” dhe mbylljen e saj para 30 vitesh, me një kronikë të shkurtër (pjesë e të cilës, rastësisht për disa sekonda isha dhe unë, si gazetar i këtij mediumi në atë kohë),na e rikujtoj mbrëmë TV Klan Kosova dhe gazetari, Drin Demiri !”/qendrapress.com/