Ditëlindja e 31-të, e LDK-së, rrugëtimi, sfidat dhe objektivat!

0

Veprimtari Fatmir Bajraj, ka folur për sfidat të cilat është përballur Lidhja Demokratike e Kosovës, përgjatë 31 vite.

Ai ka thënë se LDK-ja, lindi si nevojë imediate e gjendjes së mjeruar të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e egër dhe shtypës serbo-sllav mbi Kosovën dhe shqiptarët

“E formuar nga elita intelektuale nacionale e Kosovës në kohë kruciale të thyerjeve të mëdha globale, pikërisht në kohën e rënies së sistemit komunist dhe ideologjisë së luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit në njërën anë, si dhe në kohën kur erërat e ndryshimeve radikale në Botë dhe në veçanti në Bllokun Socialist me piemont BRSS dhe rënien e Murit të Berlinit me 3 tetor 1989 si konsekuencë, LDK-ja doli në sipërfaqe në Kosovën e zhveshur nga Autonomia e 74-së dhe me një sistem të instaluar serbo-sllav të shtypjes, segregacionit dhe të pushtimit klasik.

LDK-ja, lindi si nevojë imediate e gjendjes së mjeruar të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e egër dhe shtypës serbo-sllav mbi Kosovën dhe shqiptarët, si dhe, si përgjigje adekuate rrethanave të reja në mbrojtje dhe avancim të drejtave të mohuara dhe të nëpërkëmbura nacionale dhe kushtetuese në ish Jugosllavi”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Bajraj ka theksuar se LDK-ja ishte kthyer në gjenerator të artikulimit të aspiratës dhe kërkesave të Kosovës për liri dhe të drejta kombëtare

“LDK, si një nga subjektet e para pluraliste post-komuniste në ish Jugosllavi dhe me gjerë, dhe e para në Kosovën e shtypur dhe të robëruar, për rreth një dekade, ishte Lëvizja Politike Kombëtare e Kosovës rreth së cilës ishte koncentruar shumica absolute e popullsisë vendore dhe ishte kthye në gjenerator të artikulimit të aspiratës dhe kërkesave të Kosovës për liri dhe të drejta kombëtare.

Veprimi i saj politik ishte slogani i trinomit ekskluziv dhe autentik : Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

Bartëse kryesore e proceseve politike të Kosovës në kohën e ç’integrimit të ish Federatës Jugosllave dhe orientuar fillimisht në politiken paqësore dhe më vonë edhe në atë të rezistencës së armatosur, leva këto që fuziononin njëra tjetrën në realizimin e kauzës nacionale për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur”, ka potencuar ai.

Bajraj: LDK dhe projekti nacional i Presidentit historik Rugova!

Ndërkaq, për presidentin historik Ibrahim Rugovën, Bajraj ka thënë se ai dhe LDK-ja përmes projektit nacional të koordinuar me partneret strategjik dhe kryesisht me Amerikën punuan për Kosovë të pavarur dhe demokratike.

“Në kontekstin historik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, Presidenti historik Rugova dhe LDK, përmes projektit nacional të koordinuar me partneret strategjik dhe kryesisht me Amerikën, u punua për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, me garanca për serbet lokal, si dhe të integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Gjatë dekadës së parë LDK-ja kishte orientuar aktivitetin dhe angazhimin politik përmes sistemi paralel në këto projeksione :

– Ruajtjen e substancës nacionale të shqiptarëve të Kosovës,

– Internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe

– Përgatitjen për një përballje t ‘pashmangshme me rezistencë të armatosur kundër armikut shekullor.

LDK-ja, gjatë dekadës së parë, në gjendje të okupimit klasik, sfidoj regjimin e Millosheviqit duke mbajt dy palë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale si dhe organizoj një sistem të sofistikuar paralel me një Qeveri në ekzil si mundësi organizimi dhe mosnënshtrimi ndaj regjimit të pushtuesit”, ka thënë Bajraj.

Më tej, ai ka përmendur disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në LDK, pas vitit 2006, kur shkoi në amshim presidenti Rugova.

“LDK, ishte pjesë kruciale-aktive e luftës për liri, përkatësisht e UÇK-së dhe e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim dhe me ndihmën e Amerikës në krye të NATO-së, preku lirinë dhe çlirimin e Kosovës me 12 qershor 1999 !

Deri në vitin 2006, në krye të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, ishte presidenti historik Rugova, i cili i fitoj të gjitha zgjedhjet parlamentare e lokale të organizuara nga Administrata Ndërkombëtare në Kosovë.

Pas shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, LDK-ja humbi primatin në skenën politike të vendit, falë kjo edhe për shkak të zbrazëtisë që la lideri historik dhe ndarjes së partisë mese tri herë, fakt ky që dëmtoj LDK-në dhe vetë Kosovën.

Pas shpalljes së Pavarësisë me 17 shkurt 2008, në procesin e shtete bërjes dhe shtetndertimit, LDK-ja ishte forca politike serioze dhe e pakapërcyeshme në të gjitha proceset fondamentale të zhvillimit dhe integrimeve perëndimore.

LDK, duke sakrifikuar nga vetja, dhe duke u ngritë mbi interesat partiake dhe ato të pushtetit, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte kooperative, bashkëpunuese dhe dorëlirë për partneret qeverisës vendor, duke lëshuar pushtet partnerëve me të vetmin qellim ; hapjen rrugë dhe shtyrjen para të proceseve në dobi të shoqërisë dhe shtetit.

LDK, si anëtare e PPE-së, përkatësisht si parti e djathtë dhe me orientim euro-perëndimor, asnjëherë në bashkëqeverisje dhe dy herë në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me ish Kryeministrin Mustafa dhe tani me Kryeministrin Hoti, nuk shquhen sikur tjerët për krim, korrupsion dhe nepotizëm siç ishte rasti me tjerët, përkundrazi…!

LDK, edhe pse e dëmtuar nga kundërshtarët politik, edhe nga vrasjet e veprimtarëve dhe funksionarëve të saj partiak e shtetëror, asnjëherë nuk tentoj të ndërhyj në pushtetet e ndara me Kushtetutë dhe në kundërshtim me Ligjet pozitive të vendit”, ka shpjeguar Bajraj.

Po ashtu, ai theksoi se edhe pas tri dekadave, LDK, fryma dhe filozofia e saj Rugoviane japin kuptim dhe dimension gjithëpërfshirës dhe përafrues.

“LDK, fryma dhe filozofia e saj Rugoviane, mbërthen në vete tre breza në tri dekada të cilët i japin kuptim dhe dimension gjithëpërfshirës dhe përafrues, breza të cilët fuzionojnë njëri tjetrin dhe së bashku bëjnë kalanë koherente dhe kohezive të suksesit për vete dhe vendin.

LDK, pa mëdyshje si Lëvizje nacionale dhe me pas si subjekt politik i organizuar dhe i strukturuar mirë, është një aset nacional unik dhe i vetmi pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, e cila mori mbi supe fatin e kombit dhe të atdheut në një kontekst dhe konstelacion gjeopolitik mjaftë delikat dhe sfidues, dhe e cila i’a doli mbanë bashkë me qytetarët e Kosovës dhe aleatet strategjik, duke për përmbush gati në tërësi Projektin Nacional të shqiptarëve të Kosovës, për Kosovën shtet sovran dhe demokratik.

Vendi i LDK-së dhe i Presidentit historik Rugova në analet e historisë kombëtare, është i artë dhe në piedestal, pa të cilën, historia e Kosovës nuk do shkruhet dhe fati i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk do ishte ky që kemi sot.

LDK, është ideja, arsyeja dhe fakti i Kosovës shtet i lirë dhe sovran”, ka përfunduar Bajraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *