Djali i Ukshin Hotit Andimi kërkon: Institucionet urgjentisht të merren me zbardhjen e të vërtetës

0

Pas transmetimit të emisionit Udhëve ka reaguar i biri i Ukshin Hotit, Andini. Ai në reagimin e tij kërkon nga institucionet e Kosovës që këtë çështje ta ngrisin urgjentisht në instancat ndërkombëtare dhe të gjenden eshtrat siç pretendohet në dokumentet zyrtare serbe të prezantuara në RTK.

Ky është postimi i plotë i Andin Hotit

Publikimi i disa dokumenteve tani në RTK me të cilat pretendohet fati i babait / e familjarit tonë Ukshin Hoti, përvecë tronditës është edhe sfidues e akuzues per institucionet e Kosoveës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Për ne si familje, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj as në këtë rast nuk i marrim apriori si të besueshme e të verifikuara.

Megjithatë, në përpjekjet tona për zbardhjen e të vërtetës, duke bashkëndjerë me familjet e të gjithë teë pagjeturëve nga lufta, kemi qenë të vetëdijshëm për përmasën barbare e kriminale të Serbisë.

Gjatë më shumë se 20 vjeteve të terrorit psikologjik jo vetëm për ne si familje, Kryqi i Kuq Ndërkombeëtar, Këshilli i Evropës e të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, kanë dështuar ta mposhtin mizorinë dhe lojën perverse të politikës serbe me fatin e viktimave të saj.

Prandaj, është koha e fundit që Ministria e Drejtësiseë, Prokuroria Speciale e Kosovës – Departamenti për Krimet e Luftës, Komisioni Qeveritar për Personat e zhdukur me forcë nga Serbia, Kuvendi i Kosovës dhe cdo institucion tjetër relevant, si dhe Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të dialogut me Serbineë, t’i trajtojneë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndeërkombëtar.

Mbi bazën e pretendimeve të publikuara, ne si familje keërkojmë nga Institucionet e Kosovës qeë këtë cëështje ta ngrisin urgjentisht në instancat ndërkombeëtare dhe të gjenden eshtrat e pretenduara në këtë dokument (në cilindo institucion vendor apo ndërkombëtar qofshin) për teë bërë ADN-në e tyre, në mënyrë që të zbardhet e vërteta!

Është më tepër se humane që ne si familje ta dimë të vërtetën për fatin e Ukshin Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *