Djali në Prizren e rrah dhe ia vendos nënës thikën në fyt, i kërkon para për të blerë drogë

                        Një rast i rëndë është raportuar dje rreth orës 11:00 në Prizren, ku një 27 vjeçar ka rrahur nënën e tij.Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 52 vjeçarja kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe nënës së tij.I riu dyshohet se e ka sulmuar e më pas ia ka vendosur thikën në fyt, duke i kërkuar para për të blerë substanca narkotike.27-vjeçari, i cili siç mëson Sinjali shumicën e mosmarrëveshjeve me familjarët i kishte shkaku i problemeve financiare, e ka kërcënuar me jetë nënën e tij.
Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast sot kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e nënës së tij për dhunën dhe kërcënimet.Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’./GazetaSinjali/