Dje mbrëma me muzikë dhe atmosferë festive filloi “Dimri Kulturor” në Prizren


Dje mbrëma me muzikë dhe atmosferë festive filloi “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5 janar 2026.
Shtëpizat e drurit të dekoruara me stil, së bashku me ofertat atraktive të gastronomëve, e kanë shndërruar këtë hapësirë në destinacion ideal për festat e fundvitit. Atmosfera bëhet edhe më e veçantë falë bashkatdhetarëve që rikthehen në familje për të festuar vitin e ri dhe që i japin qytetit energji të ngrohtë. Të kënaqemi bashkë me “Dimri Kulturor 2026”!Këtë event e ka hapur në mënyrë solemne nënkrzetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi