Dje, orkestra frymore e Forcave Ajrore Turke paraqitet me koncert në qendër të Prizrenit

 Dje,pjesëtarët e orkestrës frymore të Forcave Ajrore Turke, pasdite, kanë realizuar një koncert të hapur në qendër të Prizrenit.Ky aktivitet sipas autoriteteve komunale të Prizrenit ka krijuar një atmosferë ndryshe në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

“Qytetarët patën mundësinë të shijojnë një koncert të veçantë të orkestrës frymore të Forcave Ajrore Turke, performancë mbresëlënëse që solli emocione dhe elegancë në zemër të qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e kryetarit Shaqir Totaj. Në të njëjtën kohë është sqaruar se aktiviteti është organizuar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë. Këtë program  ku ishin  të pranishëm  qindra  prizrenas dhe  qytetar të tjerë e ka përcjellë drejtpërdrejtë edhe  Rtv ‘’Besa’’. Ku shume  qytetar[  patën mundësi që edhe  nga shtëpitë e tyre  ta përcjellim këtë  aktivitet kulturor.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, orkestra frymore e Forcave Ajrore Turke do të realizojë koncert të ngjashëm edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, me datën 20 maj 2025 me fillim nga ora 19:00.