DKRS-ja në Prizren, këtë vit realizon një  numër të madh projektesh

     Drejtori Adem Morina dhe drejtoria e DKRS-së  në  Prizren  këtë vit ka arritur të bëjë një mori projektesh, për të cilat  kohë më parë kryetari Totaj  tha se  lidhur me këto projekte duhet  folur shumë gjatë e tha në Rtv ‘’Besa’’/.Kjo tregon se  kjo drejtori ka arritur që  të  mbështesë  ndërtimin e  Varrezave të Martirëve në Landovicë, ndërtimin e disa fushave sportive  dhe tashmë  sot  kryetari Totaj shkruan’’ Po shkohet drejtë finalizimit ndërtimi i Kullës së njërit prej figurave më të shquara të luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës, Komandantit të UÇK-së, Remzi Ademaj – “Petriti”, në vendin e tij të lindjes, në Zhur.

Ky projekt i DKRS-së, është një akt i kujdesit ndaj trashëgimisë historike dhe të kaluarës së lavdishme si dhe do të shërbejë si monument i përhershëm për ta kujtuar e për ta nderuar kontributin e komandant Petritit, duke shërbyer, gjithashtu, si pikë referimi për brezat e ardhshëm.’’/www.QendraPress.com/