Do të doja të ishte e vetmja

0

Arben  Shala  nga  shoqëria  civile  lidhur me   zhdukjen e mbi dy milion eurove nga  thesari i Kosovës  pohon: Nuk mund të thuhet se është vjedhje ashtu si e konsiderojmë atë. Kjo duket se është një sistem i organizuar mirë i një mashtrimi, i planifikuar me kujdes, por që në fund u hetua dhe doli në shesh. Një planifikim i këtillë kërkon organizim të shumë njerëzve, dhe duket se mënyra e këtillë është aplikuar edhe herëve të mëparshme. Tashmë nuk janë në pyetje vetëm 2.1 milionët e zhdukura, duhet shkuar edhe të paktën 10 viteve të kaluara e të shihen format e këtilla të organizimit të mashtrimit. Mashtrimet e këtyre përmasave janë të njohur në botë, quhen “Confidence trick” ose “Con Art”, arti i dinakërisë, ku futen në lojë dhe lajthitje një grup njerëzish të financave, bizneseve madje edhe të njerëzve të politikës. Duket se edhe Kosova nuk është përjashtuar nga kjo. Pyetja shtrohet a është kjo hera e parë apo e fundit. Do të doja të ishte e vetmja, por ky lloj organizimi tregon se nuk është hera e parë. Megjithatë, kjo tregon se sa të dobët e kemi mbikëqyrjen e protokollit të sigurisë, pra të njerëzve të cilët kanë përgjegjësi të madhe në infrastrukturë strategjike sikurse ajo e Thesarit. Duket se njerëzit që punojnë aty nuk e kuptojnë peshën e përgjegjësisë që e mbajnë, dhe nuk kanë përfillur protokollet. Përkundër trajnimeve të shumta të atij stafit, kjo ngjarje nxori në shesh se nuk janë marrë seriozisht as trajnimet e as puna me të cilën janë ngarkuar. Në një vend normal, këtu do të duhej të përfshihej jo vetëm njësia e krimeve ekonomike, por edhe ajo e inteligjencës financiare dhe inteligjencës nacionale dhe të kuptojë sistemin e këtij mashtrimi dhe penalizojë të gjithë të përfshirët, të cilët fare lehtë mund të dalin edhe njerëz me përkrahje të fuqishme politike. Natyrisht, nëse e duan vendin më shumë se xhepin./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *