Dogana me 9 për qind më shumë të hyra se në janarin e vitit të kaluar

0

Dogana e Kosovës bën të ditur se e ka rritur performancën e të hyrave duke i tejkaluar ato të vitit 2020 për mbi 9 për qind.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milionë euro, njofton Insajderi.

“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo 9.3% më shumë”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje, bëhet e ditur se kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, “prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *