Dokumentet e mjekut kosovar: Në Betejën e Koshares Serbia kishte përdorur armë kimike
Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar në vitin 2019 një raport me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gaz “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK-së.“Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, kishte shkruar Kamberi në Facebook.Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.“Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares”, ka shkruar Kamberi.