Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, zhduket 32-vjeçari në Durrës
Është zhdukur një 32-vjeçar nga qyteti i Durrësit. Një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.
Mësohet se ai nuk ka dalë më në breg, ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari mund të jetë mbytur.
Burime nga familja bëjnë të ditur se ai është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.
Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al/