Donika Gërvalla tregon nëse kthehen bashkë me Vjosa Osmanin në LDK

0

Donika Gërvalla thotë se nuk ka asnjë mundësi që Vjosa Osmani dhe Lista e saj të rikthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, i pari i LDK-së, Isa Mustafa njoftoi dorëheqjen por kjo nuk e bind Gërvallën se LDK do të reformohet.“Ai (Mustafa) nuk ka dhënë dorëheqje. Ai tha se në Kuvendin e ardhshëm do të ofrojë dorëheqjen si kryetar i LDK-së. Sepse nuk duan të japin nga dora mundësinë për të manipuluar Kuvendin e ardhshëm zgjedhor”, tha Gërvalla për KTV-në.“Çfarë ka ndodhur është përsëri një tentim për mashtrim, për t’i përgatitur zgjedhjet e ardhshme dhe për të instaluar pikërisht persona për të cilët janë të bindur që nuk kanë për të pasur asnjë kundërshtim”, theksoi ajo.“Nuk ka asnjë hapësirë për ne në kuadër të LDK’së . Unë kam dalë e zonjën Osmani e kanë nxjerr me zor nga LDK-ja. Zonja Osmani nuk e ka lëshuar LDK’në por e kanë përjashtuar si frikacakë, si qyqarë. E kanë përjashtuar me do votime me email”, theksoi Gërvalla.“Është tërësisht e pamundur. Për katër vitet e ardhshme ne do të qeverisim me listën e VV’së si partnerë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *