Dora e shtetit- duhet të vërehet sa më shumë,së paku këtë vit dhe vitin tjetër

0

            Munir  Basha ish zv Ministër  lidhur  me debatin se Kosovës  a i duhet pako ekonomike dhe  pako e ndihmës,Apo në të kundërtën dimëri që po vije  do te jetë viti me i vështirë i shekullit? Ai shkruan; “Pandemia me Covid-19, po krahasohet me Ethet Spanjolle të viteve të 20-ta të shekullit të kaluar.

  Shpresojmë që deri në zbulimin e vaksinës kundër Covid-19 numri i viktimave të jetë pakrahasimisht më i vogël se numri i viktimave të  pandemisë spanjolle.

Por,luftimi i pandemisë Covid-19 ,pashmangshëm do të lë pasoja të rënda  shumë dimensionale edhe për shoqërinë tonë,ku pasojat në rrafshin ekonomik dhe social janë më të theksuara.

Qeveritë e vendeve gjithandej në botë me pakot emergjente dhe programet zhvillimore po kundërvihen pasojave të pandemisë.

      Edhe qeveria e Kosovës,si alternativë të vetme e ka të dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës me pako sociale dhe bizneseve me program të rimëkëmbjes ekonomike.Pakoja sociale dhe Programi i rimëkëmbjes duhet të jenë sa më gjithpërfshirës dhe sa më afatgjatë.”Dora e Shtetit” duhet të vërehet sa më shumë,së paku këtë vit dhe vitin tjetër, në zbutjen e pasojave të pandemisë tek qytetarët dhe bizneset.Në të kundërtën pasojat do të jenë të mëdhaja dhe afatgjata!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *