Dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje, Haradinaj: Nëse kjo e ndihmon AAK-në, pse jo
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të ofronte dorëheqje nga i pari i AAK-së për shkak të rezultatit të dobët të zgjedhjeve.Ai thotë se nëse dorëheqja e tij do ta ndihmonte partinë atëherë ai menjëherë do të jepte dorëheqja nga pozita e të parit të AAK-së.”Me ardhë puna pse jo… me qenë një analizë e jona e përbashkët që del se e ndihmojë Aleancën ashtu pse jo menjëherë”, ka deklaruar Haradinaj në ”Click” të RTV21.Nga zgjedhjet e 14 shkurtit AAK-ja është renditur e katërta, duke siguruar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit do të mbahet të hënën më 22 mars.